Pas Gjermanisë, edhe Australia, Spanja dhe Zelanda e Re i kanë dhënë fund fluturimeve të tyre të evakuimit nga Kabuli, ndërsa Afganistani po tërhiqet nga sulmet vdekjeprurëse të bombardimeve.
Fluturimi përfundimtar i evakuimit i Zelandës së Re ishte ulur në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten mbrëma, para se të ndodhnin sulmet. Asnjë anëtar i forcës së mbrojtjes kombëtare nuk ishte në Kabul në kohën e sulmit dhe asnjë Zelandez i Ri nuk u la në aeroport, njoftoi qeveria.
Sidoqoftë, ka ende qytetarë të Zelandës së Re në Afganistan, të cilët janë në kontakt me Ministrinë e Jashtme, raporton cnn.
Ministri australian i Mbrojtjes, Peter Dutton gjithashtu konfirmoi se Australia ka përfunduar misionin e evakuimit të vendit.
Ai shtoi se ishte “mirënjohës” për punën e forcave australiane dhe vlerësoi suksesin e tyre në evakuimin e më shumë se 4,000 njerëzve nga Kabuli.
Gjithashtu edhe Spanja ka përfunduar evakuimet nga Kabuli, ata thonë se i gjithë stafi i tyre diplomatik është i sigurt në Dubai. Këtë mëngjes, dy aeroplanë ushtarakë transferuan 81 spanjollë nga Kabuli në Dubai, raportoi El Pais, duke cituar burime qeveritare.
Ndryshe, qytetarët australianë që mund të jenë akoma në Afganistan, shumë ka të ngjarë se do të shikojnë mënyra të tjera të evakuimit nga shteti afgan. /Telegrafi/