Site icon Telegrafi

Edhe “Asllan Çeshme” e Pejës me rrjet të ri energjetik

Investimet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS janë shtrirë suksesshëm edhe në lagjen “Asllan Çeshme” e Pejës, një lokalitet bregor i Pejës.

Projekti i planifikuar nga KEDS në këtë lokalitet ka bërë që të bien humbjet dhe automatikisht të rritet cilësia e furnizimit me energji elektrike. Pos kësaj edhe tensioni tashmë është stabil.

Nga ky investim i KEDS në këtë anë banorët kanë përfituar trafo të re, shtylla betoni, dhe kabllo kualitative.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka treguar për pikat në të cilat KEDS ka bërë investime të reja.

“Në ‘Asllan Çeshme’ kemi dërguar Trafo të re me fuqi 400 kVA, 1 mijë e 500 metra kabllo të tensionit të mesëm, 800 metra kabllo të tensionit të ulët, dhe kemi vënë 21 shtylla betoni 9/1000. Poashtu këtu janë hapur edhe 470 metra kanal për shtrirjen e kabllos për tension të mesëm. Pra siç rezulton edhe vet investimi, bëhet fjalë për një projekt tjetër serioz në kuadër të projekteve me të cilat ne po shtrihemi në gjithë vendin” , tha Buzhala.

50 konsumatorë, respektivisht ekonomi familjare por edhe biznesore përfitojnë nga ky investim, ndër ta edhe Dr. Granit Hyseni, banor i kësaj ane.

“Ambulanca jonë familjare stomatologjike ka vërejtur ndjeshëm këtë investim, meqë ne kemi punë me aparaturë të ndjeshme, tensioni jostabil në të kaluarën ka shkaktuar probleme, e të cilat nuk i kemi më” , tha Dr.Hyseni

Ndryshe “Asllan Çeshme” e Pejës, njihet edhe si lagja e Kampionëve botëror, meqë aty vepron edhe Klubi famoz i xhudos, me përmasa botërore “IPPON”. /Telegrafi/

Exit mobile version