Site icon Telegrafi

Edhe AAK dorëzon në ZRRE komentet kundër shtrenjtimit të rrymës, Tahiri: Rritja është e pa përballueshme për qytetarët

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorezuar sot në ZRrE komentet kundërshtuese kundër shtrenjtimit të rrymës.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri.

Përmes një shkrimi në Facebook,Tahiri është shprehur se rritja e propozuar është e pa përballueshme për qytetarët,

Ai tha se AAK i ka propozuar ZRrE dhe Qeverisë që ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin.

“Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRrE-së”.

“Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRrE-ja, dhe kërkon nga ZRrE-ja dhe Qeveria ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin”, ka thënë Tahiri./Telegrafi/

Exit mobile version