Telegrafi

Edgardo Bauza pritet të shkarkohet prej Argjentinës

“Nëse është e vërtetë që Federata Argjentinase e Futbollit vendos që unë të largohem, do të shkoj në shtëpi”.

Kështu është shprehur trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, i cili pritet që të takohet me drejtuesit e Federatës lidhur me të ardhmen.

“Nëse ne Federate më thonë se kërkojnë ndryshimin”, theksoi trajneri, “le të më shpjegojnë gjithçka, do të shtrëngojmë duart dhe do të shkojë në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Strategu bëri të ditur se për momentin, asnjë drejtues i Federatës nuk i ka folur për largimin.

“Unë vazhdoj të mendoj se Argjentina do të kualifikohet për në Boterorin e Rusisë dhe do të shpallet kampione”, shtoi Bauza. /Telegrafi/