Portieri i Manchester Cityt, Ederson u mërzit shumë kundër Norwich City ndeshjen e sotme (e shtunë) dhe vendosi të luante në mesfushë për një kohë të shkurtër.
Skuadra e Pep Guardiolës mposhti Norwich Cityn me rezultat 4-0 në CarrowRoad, me Raheem Sterling që realizoi het-trik dhe Phil Foden gjithashtu shtoi një, ndërsa kampionët shkuan në 12 pikë epërsi në krye të tabelës.
Ederson nuk ishte shumë i përfshirë në ndeshje dhe iu desh të bënte vetëm tre pritje në atë që ishte një paraqitje dominuese nga City.
Dhe për të kuruar mërzinë e tij në pjesën e dytë, Ederson pëlqeu të kalonte dhe të luante në qendër të mesfushës.
Braziliani befasoi të gjithë kur gjatë minutës së 58-të mori një top dhe e mbante me qetësi sikurse të ishte një lojtar dhe jo një portier.
https://www.youtube.com/watch?v=HUd4ahpjqIs
Më pas, Ederson vendosi të argëtohej pak në fushë – duke bërë disa prekje përpara se t’ia pasonte topin Fodenit dhe të vraponte përsëri në portën e tij.
Ishte kaq e pabesueshme mospërfillja nga Ederson, i cili thjesht nuk mund t’i rezistojë argëtimit në momentet kur vërtet nuk ka shumë për të bërë. /Telegrafi/
Ederson’s so bored he’s decided to play in midfield for the rest of the game pic.twitter.com/ksdqySayWW
— ODDSbible (@ODDSbible) February 12, 2022
Ederson is not normal man 💀 pic.twitter.com/NGzLPLyfqG
— ٴ (@CityyCJ) February 12, 2022
Ederson >> United's midfield pic.twitter.com/RUlQuL6edi
— Pi 🎨 (@mcitypi) February 12, 2022
Ederson starts in any team's midfield.
I said it. pic.twitter.com/J79esehbT2— 9🤖 (@Mephistoszn) February 12, 2022
https://twitter.com/MCFC__BH/status/1492572881372553217