Telegrafi

Ederson hyn në librin e rekordeve Guinness

Portieri i Manchester Cityt, Ederson, tani është pjesë e rekordeve të Guinnessit.

Ederson u bë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur Pep Guardiola zgjodhi ta transferojë atë nga Benfica për 35 milionë funte.

Transferimi i tij për një shifër kaq të lartë dhe si një emër jo shumë i njohur krijoi bujë të madhe në rrethin e sportdashësve.

Lexo po ashtu Ederson befason të gjithë: Dua ta mbyllë sezonin me gol të shënuar

Megjithatë, portieri brazilian e ka mbajtur më së shumti portën e paprekur në Ligën Premier dhe e ka ndihmuar Manchester Cityn drejt titullin kampion.

Ederson ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar (Getty Images)

Paraqitjet e mira, siguria në portë dhe loja me këmbë kanë bërë që Ederson tua mbyll gojën kritikëve të tij në fillim të sezonit.

Këto aftësi kanë bërë që Ederson ta thyej një rekord dhe ta vendos vetën në librin e Guinnesit.

Portieri brazilian ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për goditjen më të gjatë të topit në futboll, duke dërguar topin larg 75.35 metra në stërvitje.

Gjatë tentimit në stërvitje me Cityn, aty ishin edhe përfaqësuesit e rekordeve, të cilët vërtetuan rekordin dhe uruan portierin. /Telegrafi/

Foto: Ederson/Instagram