Portieri i Manchester Cityt, Ederson e ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Philippe Coutinho.
Coutinho u huazua para disa javësh nga Barcelona te Bayern Munichu, pasi nuk po mund të gjente formën më të mirë te katalunasit.
Pas këtij transferimi, portieri i Cityt, Ederson mendon se Coutinho do t’i ndihmojë Bayernit të bëhet favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Bayern është gjithmonë një ekip i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Ederson.
“Tani me Coutinhon, ata definitivisht janë ndër favoritët kryesor për trofeun e Ligës së Kampionëve”.
“Në Bayern ai tani mund të tregojë përsëri lojën e tij dhe të jetë përsëri me të vërtetë i lumtur”, përfundoi portieri brazilian. /Telegrafi/