Manchester City ka arritur të shpallet kampion i Anglisë për edicionin 2017-18.
Skuadra e Pep Guardiolës ka dominuar kampionatin anglez dhe me plot meritë është shpallur kampione.
City është edhe skuadra me më së shumti gola të shënuar këtë edicion plot 98 në Ligën Premier.
Por katër ndeshje para fundit të këtij edicioni, është portieri i Cityt braziliani Ederson që ka thënë se dëshiron të shënoj një gol.
Tifozët e Cityt e thirrën në kor emrin e Edersonit për ta goditur penalltinë ndaj Swanseas.
“Dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim për ta goditur penalltinë por aty shkoi Gabriel dhe nuk qëndrova në vendin tim”.
Braziliani ka thënë se penalltitë i godet mirë dhe nëse i kërkohet një gjë e tillë nga Guardiola do të ishte i lumtur.
“Penalltitë i godas mjaftë mirë. Kemi shumë opsione në skuadër por nëse Guardiola e kërkon një gjë të tillë jam gati”.
“Shpresojë të shënojë brenda këtij sezoni pasi dua ta mbyll me një gol të shënuar”, u shpreh Ederson.
Krejt në fund 24-vjeçari ka thënë se ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën Premier.
“Ëndrra ime ka qenë të luaj në Ligën Premier dhe e kam realizuar atë. Kemi fituar titullin dhe jam shumë i lumtur për këtë”, përfundoi Ederson. /Telegrafi/