Telegrafi

Eder lavdëron Conten pas fitores me Spanjën

Eder ia ka kredituar meritat Antonio Contes për fitoren 2:0 ndaj Spanjës, pasi trajneri ka instaluar një besim të jashtëzakonshëm te futbollistët.

Kombëtarja italiane ka rezervuar një çerekfinale në Euro 2016 kundër Gjermanisë, por sipas sulmuesit Eder, shumica e meritave janë të trajnerit Antonio Conte.

“Ky besim ka filluar më 18 maj, kur kemi filluar trajnimin për Euro. Trajneri gjithmonë na bëri të besojmë se në qoftë se do të punojmë si tani, nuk do të kemi probleme gjatë kampionatit”, ka thënë sulmuesi i Interit për Sky Sport Italia.

“Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje nga goditjet e tyre, pak më shumë se zakonisht dhe unë mendoj se kjo ishte një shfaqje e madhe e jona, për një fitore të merituar”

“Italia flet në fushë dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani”, përfundoi Eder. /Telegrafi/