Site icon Telegrafi

Ecclestone do ta sjell djalin e Schumit në Formula 1

Prej tre vitesh Michael Schumacher, shtatë herë kampion i Formula 1, është në gjendje kome për shkak të një aksidenti që pësoi në alpe ku po ushtronte sportin e skive.

Megjithatë emri i tij vazhdon të bëjë bujë në garat elitare me makina dhe bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone ka në plane që ta rikthejë sërish këtë emër në pistë.

Lexo po ashtu Djali i Schumacher do të pilotojë për Mercedesin?

Natyrisht që nuk bëhet fjalë për Michaelin, por djalin e tij Mick Schumacher i cili këtë vit do të jetë pjesë e Formula 3, transmeton Telegrafi.

“Nëse ai është po aq i mirë sa babai i tij, pse jo, pasi do të ishte mirë për Formula 1 që të përfaqësohej sërish emri i Schumi”, ka thënë Ecclestone. Për Mik nuk do të jetë e vështirë që të jetë në Formula 1, sidomos kur ka bosin e garave si promotor.

Aktualisht Mik përfaqësohet me makinën “Mercedes” në Formula 3 dhe prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan: Mik është një djalë i madh dhe shofer i shkëlqyer. Nëse ai vazhdon me këto ritme atëherë shumë shpejt do të garojë në nivele të larta”. /Telegrafi/

Exit mobile version