Telegrafi

Eboue përjashtohet nga futbolli

Mbrojtësi i Sunderland, Emmanuel Eboue është përjashtuar nga futbolli për një vit nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë sport.

Ky dënim ka ardhur si pasojë e refuzimit të tij për ta paguar agjentin e tij Sebastien Boisseau.

Lojtari ka apeluar këtë vendim, por që Komiteti Disiplinor i FIFA-së e ka refuzuar atë dhe tash vendimi është bërë i plotfuqishëm.

Eboue më parë ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Galatasarayn.

Ai kishte qëndruar gjashtë muaj jashtë fushave, derisa këtë sezon ka gjetur marrëveshje me Sunderlandin. /Telegrafi/