Telegrafi

Ebola – sëmundja që kërcënon sigurinë globale

Prof.med.PhD. Hamdi Ramadani, MD,PhD,MSc
Drejtor i Klinikës Infektive
tel: 044137050; 049427820

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka cilësuar virusin ebola, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, si krizën më të keqe shëndetësore në botën moderne.

Të infektuar janë edhe punëtorët shëndetësorë që po ndihmojnë me rastet.

Historiku
Shpërthimi i parë i Ebolës është identifikuar më 1976 në Nzara, Sudanin Jugor dhe është shkaktuar nga virusi Sudan. Janë prekur 284 njerëz dhe 151 kanë vdekur. Rasti i parë i identifikuar në Sudan ka ndodhë me 27 qershor në një magazinë të një fabrike të leshit në Nzara, i cili është spitalizuar me 30 qershor dhe ka vdekur më 6 korrik. Megjithatë, stafi mjekësor i OBSH-së i involvuar në Sudan, kanë qenë i njoftuar se kanë të bëjnë me një sëmundje të panjohur e të rrezikshme.

Më 26 gusht 1976, shpeshtimi i dytë me Ebola ka filluar në Yambuku, një fshat i vogël rural në Mongala në Zairenë Veriore (tash njihet si Republika Demokratike e Kongos). Ky shpeshtim është shkaktuar nga virusi i Ebolës, më parë i quajtur si ebolavirus Zaire, që është ndryshe nga gjinia Ebolaviruset se sa nga shpërthimi i parë në Sudan. Personi i parë i prekur me këtë sëmundje ka qenë drejtori i shkollës në fshatin Mabalo Lokela, i cili ka filluar të shfaq simptoma më 26 gusht 1976. Lokela është kthyer nga një udhëtim nga Zaira Veriore afër kufirit të Republikës së Afrikës Qendrore, ku ka vizituar Lumin Ebola në mes 12 dhe 22 gushtit. Ai është besuar që ka malarien dhe i është dhënë kuinine. Megjithatë, simptomat kanë vazhduar të keqësohen dhe është pranuar në Spitalin e Yambukus më 5 shtator. Lokela ka vdekur më 8 shtator, 14 ditë pas fillimit të simptomave.

Shpërthimi i dytë ka ndodhë në Zaire (tash në Republikën Demokratike të Kongos) në 1995, duke prekur 315 dhe vrarë 254.

Më 2000, në Uganda janë prekur 425 dhe kanë vdekur 224; në këtë rast virusi Sudan është gjetur të jetë lloj i Ebolës përgjegjës për shpërthim.

Më 2003, një shpërthim në Republikën e Kongos ka prekë 143 dhe vrarë 128, përqindja e vdekjes ka qenë 90%, përqindja më e lartë e mortalitetit të gjinisë Ebola deri më tani.

Më 2004 një shkencëtar rus ka vdekur nga Ebola pas shpërthimit të vetes me gjilpërë të infektuar.

Ndërmjet prillit dhe gushtit 2007, epidemia e etheve në katër fshatra të Republikës Demokratike të Kongos janë konfirmuar në shtator që kanë raste të Ebolës. Më 2007 janë prekur 264 dhe kanë vdekur 187.

Në gusht të 2012, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kongos raporton shpërthim të Ebolës Bundibugyo variantit në regjionin lindor.

Në mars 2014 OBSH-ja ka raportuar një shpërthim të madh të Ebolës në Guine. Hulumtuesit kanë gjurmuar shpërthimin tek një fëmijë 2 vjeçar, i cili ka vdekur në dhjetor 2013. Sëmundja pastaj me shpejtësi është përhapur në vendet fqinje të Liberisë dhe Sierra Leone. Është shpërthimi më i madh ndonjëherë i dokumentuar dhe i pari i regjistruar.

Pasqyra klinike
Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.

Trajtimi
Mbështetja e përgjithshme mjekësore është kritike dhe duhet përfshirë zëvendësimin e faktorëve te koagulimit dhe heparinën nëse zhvillohet koagulimi i diseminuar koagular. Ky kujdes duhet administruar me vëmendje strikte në mbrojtje të izolimit. Të gjitha lëngjet trupore (gjaku, pështyma, urina dhe fecesi) kanë virione infektive dhe duhet të kujdesen me kujdes të madh.

Tashmë, nuk ka ende terapi që ka demonstruar efikasitet në trajtimin e Ebolës. Intervenimi kirurgjik në përgjithësi bëhet gabimisht kur diagnostikohet me shenja abdominale shoqëruese të Ebolës. Gabimet mund të jenë fatale për pacientin dhe për ekipin mjekësore kirurgjike të cilët kontaminohen me gjak të pacientit.

Nuk ka ende vaksinë për Ebola. Megjithatë, antitrupat monoclonal recombinant human, drejtuar kundër mbështjellësit të Ebolës janë demonstruar që posedojnë aktivitet neutralizues. Ky neutralizim i antitrupave kundër Ebolës, mund të jetë i dobishëm në zhvillimin e vaksinës ose një agjentit pasiv profilaktik. Puna në vaksinë është duke vazhduar.

Ende nuk ka aprovim të FDA për vaksinë ose ilaçe (psh. barëra antivirale) për Ebola.

Simptomat e Ebolas dhe komplikacionet trajtohen me shfaqje sipas simptomave. Intervenimet bazike, kur përdoren herët, munden në mënyrë sinjifikante të përmirësojnë mundësitë e mbijetesës:
– duke siguruar lëngje intravenoze (IV) dhe balancimin e elektroliteve (kripërat e trupit).
– mbajtja e statusit te oksigjenimit dhe tensionit te gjakut,
– trajtimi i infeksioneve tjera nëse kemi.

Shërimi prej Eboles varet nga kujdesi i miri mbështetës dhe përgjigja imune e pacientit. Njerëzit te cilët shërohen nga Ebola zhvillojnë antitrupa që zgjasin së paku 10 vite, ndoshta më shumë. Nuk dihet nëse njerëzit të cilët janë shëruar nga Ebola, janë imun për tërë jetën apo mund të infektohen me shtame tjera të Ebolës. Disa njerëz të cilët janë shëruar, kanë zhvilluar komplikacione afatgjata, siç janë problemet me nyje dhe shikim.

Nuk ka trajtim specifik të aprovuar. Megjithatë, mbijetesa është përmirësuar me mbështetje të hershme me rehidrim dhe trajtim simptomatik. Trajtimi fillimisht është suportiv në natyrë. Këto masa mund të përfshijnë menaxhimin e dhembjes, nauzesë, temperaturës dhe ankthit, si dhe rehidrim përmes rrugës orale apo intravenoze. Sipas OBSH-së, rekomandohet shmangia e aspirinës ose ibubrofenit për dhembje për shkak të rrezikut të gjakderdhjes shoqëruar me përdorim te këtyre barërave. Produktet e gjakut siç janë eritrocitet te koncentruara, trombocitet ose plazma e freskët, munden të përdoren. Rregullator tjerë të koagulimit janë përdorur duke përdorur heparinën si mundësi që të prevenojë DIK dhe uljen e faktorëve të koagulimit. Barërat antimalarike dhe antibiotikët, shpesh janë përdorur para diagnozës së konfirmuar. Mendohet se nuk ka të dhëna që sugjerojnë një trajtim që mund të ndihmojë.

Interferoni është provuar si formë e trajtimit për Ebola, por është parë se është jo efektiv. Ribavirina, njihet si joefektive kundër ebolavirus, pavarësisht qe është efektive kundër viruseve tjerë të etheve hemorragjike, si ethet Lassa.

Kujdesi intensiv
Kujdesi intensiv shpesh përdoret në vendet e zhvilluara. Kjo mund të përfshijë mbajtjen e vëllimit të gjakut dhe të elektroliteve në balancë si dhe trajtimi i çdo infeksioni bakterial që mund të zhvillohet. Dializa mund të nevojitet tek insuficienca e veshkave dhe oksigjenimi ekstrakorporeal membranoz mund të përdoren tek disfunksioni i mushkërive. /Telegrafi/