Telegrafi

eBay vë tarifë për ankandin

Këto ndryshime nuk pritet të prekin të gjithë përdoruesit, përveç atyre që shesin telefona celularë më kontratë, motorrë dhe pronë private. Bëhet fjalë për një pagesë shtesë diku te 40 paund, e cila pritet të vihet të rubrika e ankandit.

Duke folur për mediat zëdhënësi i eBay tha se kjo tarifë shtesë nuk do të prekë bizneset e vogla dhe të mesme, që bëjnë shitje të rregullta.

Aplikimi i kësaj tarife në eBay do të nisë nga 21 Korriku. /Telegrafi/