Telegrafi

eBay me logo të re

Rradhitja e çrregullt e shkronjave të stilit të 90-ave (të cilën ende mund ta shihni te logoja e Yahoo) nuk ekziston më. Tani, stili është zëvendësuar me një font më të rregullt.

Edhepse nuk janë krejtësisht mbi njëra tjetrën, shkronjat e logos ende preken mes veti gjë që simbolizon një ndër qëndrimet e kompanisë eBay si komunitet i lidhur dhe i ndryshëm.

Presidenti i kompanisë Devin Wenig ka shkruar një hyrje për logon e re të eBay, duke përmendur ndryshimet evolucionare që ka kaluar kompania në një dekadë e gjysmë prej që ka hyrë në treg më identifikimin përmes logos së parë dhe prezentimin e dizajnit të ri, duke paraqitur balansin e historisë së kompanisë dhe aspiratave për një eksperiencë të re më të pastër e më bashkohore.

Logoja e re do të hyj në përdorim në faqen e eBay që nga tetori. /Telegrafi/