Site icon Telegrafi

E zë gruan me tjetrin në veturë, braziliani e bën për spital të pastrehun – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ky është momenti rrëqethës kur trajneri personal i fitnesit në Brazil, humb durimin pasi e zë gruan duke e tradhtuar me një të pastrehë.

Kamerat e sigurisë shfaqin Eduardo Alves duke ecur pranë veturës së parkuar, dhe sheh përmes xhamit partneren me një burrë tjetër, transmeton Telegrafi.

I nervozuar me atë që pa, thyen me grushta xhamin e veturës – hap derën dhe futet brenda për ta rrahur burrin që ishte me gruan e tij.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e Alves kishte tentuar ta ndihmojë burrin që bënte jetë të vështirë. Megjithatë pas këtij veprimi dyshja janë ndarë, e i pastrehu pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali. /Telegrafi/

Exit mobile version