Site icon Telegrafi

E vranë për shkak të një postimi në rrjetin social, u futën në rrobaqepësi dhe u prezantuan si klientë – burrit nga India ia prenë kokën

Dy pjesëtarë të organizatës terroriste “Shteti Islamik” në Radjastan të Indisë, para një kamere amatore ia kanë prerë kokën një rrobaqepësi, dhe videon më pas e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Dyshja u futën në lokalin e Kanhaije Lal në tregun e qytetit – duke u shtirur si klientë dhe për disa minuta diskutoi me ta, para se ta sulmonin, transmeton Telegrafi.

Në video dëgjohet Lal, ndryshe hindus i cili i lut që ta kursejnë,. Njëri prej sulmuesve godet në qafë rrobaqepësin dhe e rrëzon në tokë.

Luftëtarët e ISIS-it janë lavdëruar me vrasjen dhe po identifikohen si Mohammad Riaz Ansari dhe Guse Mohammad – që morën përgjegjësinë për sulmin.

Rrobaqepësi i pafat ishte objektiv i tyre, pasi në rrjetet sociale kishte shpërndarë një postim ku mbështet komentet për profetin Mohamed që i kishte bërë zëdhënësja e qeverisë indiane njëherit anëtare e partisë BJP, Baratia Janat.

Deklaratat në një debat televiziv në maj të këtij viti, janë cilësuar si “blasfemi” dhe kanë nxitur protesta në disa pjesë të Indisë, ku pati edhe demonstrata dhe dhunë të paparë.

E për ta qetësuar situatën, qeveritë mbi 20 vendeve kanë bërë thirrje zyrtarë indianë që të japin shpjegim dhe të kërkojnë falje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version