Site icon Telegrafi

Më e vështirë ta humbiste se sa të shënonte, gabimi i Mbappes në ndeshjen Dijon-PSG

Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.

Ylli francez nuk arriti që të shënonte nga afër në portën e Dijon në kuadër të përballjes në çerekfinale të Kupës së Francës.

21-vjeçari dështoi ta fuste topin në portën kundërshtare edhe pse ishte më e vështirë që ta humbiste atë.

Lexo po ashtu Me fitoren bindëse ndaj Dijon, PSG kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Pablo Sarabia dhuroi një pasim perfekt për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.

Paris Saint-Germain e fitoi takimin 6-1 ndaj Dijon, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Francë. /Telegrafi/

https://twitter.com/QuakeV5/status/1227676222362091522

Exit mobile version