Site icon Telegrafi

E vërtetë apo mit: A e ndihmon pirja e ujit të ngrohtë humbjen në peshë

(Foto: NDTV)

Të gjithë jemi përpjekur të humbim peshë në një moment të caktuar gjatë jetës. Disa ushtrojnë, disa ndjekin një dietë të rreptë, kurse të tjerë provojnë metodat e ndryshme që gjejnë në internet.

Edhe pse pak këshilla të tilla janë efektive, ndonjëherë për kuriozitet duam të shohim nëse funksionojnë.

Këshilla më e njohur në rrjetet sociale është të pini një gotë ujë të ngrohtë në fillim të ditës. Supozohet se promovon humbjen e peshës dhe të famshëm, si Meghan Markle dhe Elizabeth Hurley, e bëjnë këtë gjithashtu.

Lexo po ashtu Njerëzit e hollë nuk ushtrojnë më shumë, por hanë më pak

“Pirja e ujit të ngrohtë për humbje peshe, është në fakt një mit”, ka thënë dietologia Anjali Mukerjee në një postim në Instagram.

Sipas saj, shumë njerëz besojnë se kjo mund t’i ndihmojë t’i humbin kilogramët e tepërt, por ajo thotë se uji i ngrohtë ndihmon vetëm në përmirësimin e tretjes.

“Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Pirja e ujit të ngrohtë pas një vakti mund të ndihmojë në detoksikimin. Mund ta provoni këtë, mund të ndihmojë, por nuk do t’ju bëjë të humbni peshë”, ka sqaruar dietologia.

Lexo po ashtu Dieta më e popullarizuar e momentit: Mund të humbni deri në katër kilogramë brenda tri ditësh

Çelësi i humbjes së suksesshme të peshës janë ushtrimet dhe ushqimi. Është e rëndësishme të ushtroni dhe të digjni më shumë kalori sesa konsumoni përmes ushqimit.

Dieta duhet të bazohet në ushqime me pak kalori, si frutat, perimet, arrat, drithërat, mishi pa dhjamë dhe peshku. Përveç kësaj, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës. /Telegrafi/

Exit mobile version