Po ju sjellim informacionet më të reja lidhur me atë se sa duhet të zgjasë seksi normal.
Seksologët, transmeton Telegrafi, kanë paraqitur numrat, andaj ju vetë vlerësoni se cilës kategori i takoni:
Seksi tepër i shkurtër – zgjatja e penetrimit është një deri në dy minuta definitivisht është e shkurtër për secilën femër sado që të jetë e eksituar.
Seksi i mjaftueshëm – mbase do t’ju befasojë, mirëpo në këtë kategori bën pjesë edhe penetrimi që zgjat tre deri në shtatë minuta.
Seksi i dëshirueshëm – midis shtatë dhe trembëdhjetë minuta penetrim.
Seksi tepër i gjatë – midis 10 dhe 30 minuta, sepse femra me siguri do të ketë probleme me lagështinë e vagjinës.
Arsyet e definimit të zgjatjes së dëshirueshme të seksit janë rezultate të hulumtimit të cilat kanë treguar që një numër i madh njerëzish të të dy gjinive konsideron që seksi shembullor është ai i cili zgjat 10 dhe 30 minuta, gjë që ekspertët sërish ia kanë përshkruar ndikimit të pornografisë. /Telegrafi/