Thuajse çdo njeri ka dëgjuar për vetitë e papara të shafranit të Indisë.
Shafrani ka një aromë dhe ngjyrë karakteristike, gjë që e bën unik dhe i jep veti të mahnitshme shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Falë këtyre vetive, njerëzit e kanë përdorur shafranin me mijëra vite, dhe qysh moti është bërë pjesë e mjekësisë kineze. Shafrani njihet si ilaç për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke filluar nga gripi, kanceri e deri te sëmundjet tjera serioze.
Veç këtyre, shafrani ka edhe efekte të anti-plakjes, anti-pezmatuese si dhe antioksidante.
Shafrani përmban circumin, fibra, si dhe vitamina dhe minerale tjera.
Sidoqoftë, një grua kishte vendosur ta zgjidh problemin e saj me sytë e nxirë dhe kishte përdorur thuajse të gjitha produktet e mundshme në treg. Por, asnjë nuk kishte jap rezultate të kënaqshme.
Pastaj, ajo kishte dëgjuar për pastën e shafranit dhe kishte vendosur ta provoj. Ajo ishte befasuar kur e kishte vërejtur se rrathët e zinj poshtë syve ishin zhdukur brenda pesë ditëve.
Ajo vetëm e kishte aplikuar pastën, e kishte lënë pak kohë ashtu dhe pastaj e kishte pastruar fytyrën.
Kombinoni gjysmë luge gjelle lëng limoni me shafran, miell dhe një lugë gjelle lëng domateje për ta krijuar këtë pastë të mahnitshme. /Telegrafi/