Telegrafi

“E urrej që ai luan për Arsenalin” – Maddison tregon lojtarin me të cilin do të donte të luante së bashku te Tottenhami

Reprezentuesi anglez James Maddison ka zbuluar një lojtar të Arsenalit që ai do të donte të luanin së bashku tek Tottenhami.

Spurs janë duke shijuar një sezon fantastik nën urdhrat e Ange Postecoglout, me Maddison që ka qenë njëri nga lojtarët kryesor që prej ardhjes së trajnerit të ri, pas transferimit nga Leicester City gjatë afatit kalimtar veror.

Sidoqoftë, 27-vjeçari është njëri nga lojtarët e lënduar momentalisht në klub dhe për këtë arsye Tottenhami ka pësuar një rënie në formë gjatë javëve të fundit, duke humbur tri nga katër ndeshjet e fundit.

Në një intervistë me ish-portierin Ben Foster, Maddison ka pranuar se ai do të donte që një lojtar i rivalëve të qytetit të luante për Tottenhamin, pasi pretendoi se ai ka gjithçka që i duhet një lojtari në futbollin modern.

“Ai posedon gjithçka. Ai është teknikisht shumë i mirë”, ka thënë Maddison duke folur për mesfushorin Delan Rice.

“Mendoj se është një lojtar shumë, shumë i mirë, e urrej që ai luan për Arsenalin”, vazhdoi Maddison.

Rice ka qenë pjesë integrale e suksesit të Arsenalit deri më tash këtë sezon, me “Topçinjtë” që momentalisht kanë një avantazh prej dy pikësh ndaj Liverpoolit në vend të dytë.

24-vjeçari ka startuar në çdo ndeshje për klubin e tij të ri, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asistim gjatë kësaj kohe.

Në fund, ai nuk la pa përmendur edhe bashkëkombasin tjetër Jude Bellingham për të cilin tha se nuk kishte dyshime se do të shkëlqente tek Real Madridi, për shkak të mentalitet të tij./Telegrafi/