Ky është momenti rrëqethës kur një vajzë nga Ekuadori qëllohet për vdekje nga një vrasës brenda një restoranti.
Kamerat e sigurisë shfaqin dy vrasës që futen në një restorant në Quevedo të Ekuadorit, derisa Landy Parraga Goyburo, 23-vjeçe po bisedonte me një burrë pranë tavolinës, transmeton Telegrafi.
Derisa dyshja po bisedonin, vrasësit futen tinëzisht në lokal pa e kuptuar viktima se do të qëllohej.
Ish-miss Ekuadori krejt në fund pasi fillojnë të shtënat e kthen kokën mbrapa, por ishte shumë vonë.
Sulmuesi i maskuar shtie mbi të, madje edhe kur ajo rrëzohet në dysheme – i dyshuari i afrohet dhe shkrep disa plumba tjerë.
Parraga, ish-miss Ekuadori kishte mbi një milionë ndjekës në rrjetet sociale.
Sipas El Comercio, ajo ishte 23-vjeçe dhe kishte në pronësi një biznes – përkatësisht shiste linjën e rrobave sportive. /Telegrafi/