Telegrafi

E tmerrshme se ku ka përfunduar Nainggolan: Derisa klubi i tij ishte duke humbur, ai tymoste nga bankina

Radja Nainggolan është suspenduar nga Royal Antwepr për një kohë të pacaktuar për sjellje të përgjithshme që reflektoi keq në skuadrën e ligës belge.

Ish-lojtari i Interit dhe Romës u arrestua javën e kaluar pasi ishte duke vozitur me patentë shofer të skaduar dhe u pa duke pirë një cigare elektronike në stol përpara humbjes 3-0 të së dielës në Standard Liege.

Përmes një shënimi zyrtar të publikuar në faqen e vet, klubi belg njoftoi për këtë rast pezullimin e Nainggolan për një kohë të pacaktuar: “Klubi pati një bisedë me Radja Nainggolan për sjelljen e tij të përgjithshme dhe se si kjo ndikon në ekip”.

“Klubi ka vendosur ta përjashtojë Radja nga ekipi A për një kohë të pacaktuar. As lojtari dhe as klubi nuk do të bëjnë komente të mëtejshme për këtë çështje”.

“Ninja”, megjithatë, donte të shpjegonte anën e tij të historisë me një postim në Instagram: “Dua të them se më vjen shumë keq për atë që bëra. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar.

Klubi ka marrë një vendim dhe unë vetëm mund ta pranoj atë, megjithëse mendoj se mund të jetë paksa e vështirë. Sidoqoftë, do të përpiqem të kontribuoj për ekipin në një mënyrë ose një tjetër”. /Telegrafi/

Foto: Radja Nainggolan/ Instagram/Instastory