Kampionati Evropian në Francë ka filluar me incidentet mes tifozëve të përfaqësues së Rusisë dhe atyre të Anglisë.
E gjitha kjo ndodhi para dhe pas ndeshjes mes këtyre dy kombëtarëve, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
UEFA menjëherë ka filluar të hetojë këtë ngjarje dhe tashmë ka lëshuar edhe një deklaratë ku ka bërë të ditur se nëse tifozët e këtyre dy përfaqësuesve vazhdojnë me incidentet të tilla, atëherë Rusia dhe Anglia do të përjashtohen nga Euro 2016.
Dy përfaqësueset e lartpërmendura bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Sllovakinë dhe Uellsin. /Telegrafi/