Mirëpo, përveç përparësive që ka prapanica e madhe në shoubiz, ajo ka edhe avantazh në aspektin shkencor, transmeton Telegrafi.
Një studim i realizuar nga Universiteti i Oxfordit ka sjellë të dhëna se të pasmet e mëdha lidhen me lindjen e fëmijëve më të shëndetshëm.
Studimet shkencore shumë kohë më parë kanë treguar se femrat që kanë ndërtim “më të fortë” fizik, sidomos në pjesën e poshtme (ijët, të pasmet, kofshët) janë më pak të ekspozuara ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë.
Shtresat yndyrore që janë të shtresuara në pjesën e poshtme të femrave përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore që ndihmojnë në zhvillimin e trurit të foshnjës gjatë shtatzënisë.
Po ashtu, transmeton Telegrafi, studimet thonë se yndyrat që gjenden në qumështin e nënës vijnë nga “rezervuari” i pozicionuar në pjesët e poshtme të trupit.
Dhe ajo që është më interesante nga këto studime – janë të dhënat se yndyrat e shtresuara në prapanicën e nënës, ndihmojnë në lindjen e fëmijëve më të mençur. /Telegrafi/