Site icon Telegrafi

E THËNË QARTË

Poezi nga: Yiannis Ritsos
Përktheu: Sulejman Mato

Në çastin që po ikte, u ndal te porta: ”E dini, tha,
kam harruar t’ju them më të rëndësishmen.
por edhe tani që e kujtova, më doli sërish nga mendja.
Ju kërkoj ndjesë.”

Ne pamë njeri tjetrin. Nuk thamë asgjë. Ndërsa ai
tërhoqi portën pas vetes dhe doli në kopsht.
E shihnim nga xhamat e dritareve, tek largohej
ngadalë, mendueshëm, me duart në xhepa.
Befas hoqi pallton (ishte i sigurt që e shihnim)
dhe ia hodhi statujës mbi supe. U kthye,
trokiti mbi xham, buzëqeshi dhe tha:
“Ja, këtë kisha për t’u thënë.”
Na buzëqeshi sërish
dhe iku me hapa të lumtur fëmije.

Exit mobile version