Nikoqiri i Kampionatit Botërorit, Katari, është ekipi i parë i eliminuar nga kjo garë.
Katari si nikoqir, siç i takon me rregulla, kishte siguruar biletën e parë për këtë garë të madhe, por doli që të ishin edhe të parët që u eliminuan.
Pas barazimit të Holandës me Ekuadorin (1-1), Katari është pa gjasa për avancim tutje nga grupi.
Kjo pasi Katari humbi fillimisht nga Ekuadori (2-0), ndërsa sot pësoi nga Senegali me rezultat 3-1.
📸 Pictures from the game between our 🇶🇦 national team and #Senegal #FIFAWorldCup #Qatar2022 #AlAnnabi pic.twitter.com/513CpBTPRa
— Amir Cup 🏆 (@QFA_EN) November 25, 2022
Goli i parë në histori të këtij vendin në këtë lloj garë u shënua nga Mohammed Muntari.
Katarin e pret edhe ndeshja me Holandën, por ajo do të jetë e rëndësishme vetëm për “tulipanët”.
Katari kishte shpenzuar shumë për këtë botëror në infrastrukturë, por duket se talenti në ekipin e futbollit mungon.
Mbetet të shihet se a do të arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatet Botërore të tjera, pasi ky ishte i pari në histori të tyre./Telegrafi/