Site icon Telegrafi

E shau gjyqtarin pas kartonit të kuq, federata spanjolle dënon me tetë ndeshje Diego Costan

Diego Costa. (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Diego Costa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Sulmuesi spanjoll u largua nga loja në minutën e 28-të dhe duke u larguar e shau gjyqtarin kryesor të ndeshjes Manzano.

Ka qenë vetë gjyqtari Manzano që në raportin e tij pas ndeshjes ka treguar se është fyer nga Costa.

Tani Federata Spanjolle e futbollit ka konstatuar nëpërmjet xhirimeve se Costa e ka sharë me nënë gjyqtarin Manzano.

Diego Costa duke u larguar nga ndeshja me Barcelonën. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kësisoj sulmuesi spanjoll është dënuar me tetë ndeshje mos lojë në të gjitha garat që organizon FFS.

Pas këtij dënimi, Costa ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pasi deri në përfundim të këtij edicioni në La Liga kanë mbetur edhe shtatë takime.

Atletico Madrid aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në La Liga me 11 pikë më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version