Bundesliga ishte kthyer në temën kryesore në fundjavë pasi kapiteni i Eintracht Frankfurtit, David Abraham e rrëzoi në tokë trajnerin e Frieburgut, Christian Streich.
Zhvillohej minuta e 90-të e ndeshjes dhe Frieburg ishte duke fituar minimalisht ndaj Eintracht Frankfurtit.
Topi del në rivënie anësore, ndërsa kapiteni Abraham shkon për të marrë topin dhe e shtyn me qëllim duke e rrëzuar në tokë trajnerin Streich.
Pas kësaj lojtarët e të dyja skuadrave u përfshin në një përleshje të gjatë mes tyre.
Disiplina në Gjermani ka vendosur ditën e sotme dënimin me shtatë javë për Davide Abraham shkaku i gjestin e tij ndaj trajnerit dhe një gjobë prej 25 mijë eurosh.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=26&v=Fsh3uWWSlzI&feature=emb_title
Te Freiburgu luan edhe Amir Abrashi, por që në këtë ndeshje mungoi. /Telegrafi/