Trajneri i Parsi Saint-Germian, Thomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit të katërt që besohet se bëri një fyerje racore ndaj asistentit të Okan Buruk, Pierre Ëebo.
Ndeshja e Ligës së Kampionëve u ndërpre në minutën e 16-të, derisa pasoi me një karton të kuq ndaj Demba Bas që u acaruar me atë që dëgjoi nga gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu.
Më pas, anëtari i Basaksehir, Fredrik Gulbrandsen kishte një debat me Thomas Tuchelin rreth fyerjes raciste se a kishte ndodhur apo jo.
Gulbrandsen iu drejtuar trajnerit të skuadrës franceze: “Ishte një koment racist”. Tuchel ia ktheu: “A e dëgjuat ju atë?”.
Lojtari i skuadrës turke: “Jo”.
https://twitter.com/Nath_THFC/status/1336415985272819712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1336415985272819712%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-news-funny-reactions-carragher-was-on-top-form-while-covering-rb-leipzig-3-2-man-utd-20201209
Tuchel: “Andaj qetësohuni:
Fredrik Gulbrandsen: “Por, ai e tha atë gjë”.
Tuchel: “Ju nuk e di çfarë ka thënë”, përfundon bashkëbisedimi i tyre.
Demba Ba është përshëndetur për veprimin e tij, derisa po kërkohet që gjyqtari i katërt të dënohet nga UEFA. /Telegrafi/