Site icon Telegrafi

“E respektojmë, por nuk frikësohemi prej Gjermanisë”

Italia, pas barazimit me Spanjën, do të përballet nesër me kampionët e botës të Gjermanisë.

“Humbja e pësuar me Anglinë nuk na favorizon, do të jenë të zemëruar dhe do të kërkojnë revansh”, ka thënë Conte në konferencë për shtyp”, duke shtuar “por kemi zgjedhur këto dy ekipe të rëndësishme për të shikuar se ku jemi. E dimë se do të përballemi me më të mirët, do të kërkojmë të zhvillojmë ndeshjen tonë duke respektuar kundërshtarin, por pa pasur frikë”.

Sfida e “Allianz Arena” do t’i shërbejë Conte-s mbi të gjitha për të vlerësuar disa të rinj, si për shembull Insigne dhe Bernardeschi. “Është rasti i fundit për të parë se si do të reagojnë disa nga lojtarët me më pak eksperiencë ndërkombëtare”, ka shpjeguar trajneri i Italisë.

Ndërkohë, Conte ka përjashtuar mundësinë që të ndryshojë mendim në lidhje me vendimin për t’u larguar nga Italia në përfundim të Europianit “Zgjedhja që kam bërë nuk varet nga rezultati që do të marrim në Europian. Varet nga dëshira që kam për të punuar çdo ditë”.

Exit mobile version