Telegrafi

Me e rëndësishme se dasma e mikut për anglezët është ndeshja ndaj Suedisë në Botëror

Foto: Sportbible

Që Përfaqësuesja e Anglisë të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ duhet të mposhtë Suedinë.

Pasi rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe për tifozët anglezë, ata kanë shfrytëzuar të gjitha mënyrat për të shikuar këtë përballje.

Shumë nga ata ishin në dasma familjarësh apo të miqve, por kjo nuk i ka ndalur të shikojnë ndeshjen.

Shumica nga ata kanë shfrytëzuar telefonat e tyre, por kishte edhe nga ato dasma që ndeshjen Angli-Suedi e kanë shfaqur në televizor.

Në rast të fitores anglezët në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci.

Lojtari më i mirë i Anglisë në këtë Botëror është sulmuesi Harry Kane.

Deri më tani Kane ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/