Rregullimi i enterierit gjithashtu ndjek trendët, si edhe moda, gatimi i ushqimit, zbukurimi.
Këto janë propozimet e ekspertëve botërorë për këtë vit, transmeton Telegrafi.
Kuzhinat e ngjyrave piktoreske
Sipas redaktorit të revistës “Houzz”, Michel Parker, ngjyra e bardhë do të jetë gjithmonë zgjedhje klasike për kuzhinat, ndërkaq misionin e arritjes së përshtypjes unike duhet ta kenë e kaltra dhe e hirta.
Tonet e ngrohta të drurit janë kontrast i shkëlqyeshëm për elementet e kuzhinës suaj.
Versionet moderne të lavamanit
Lavamanët e bardhë nga porcelani dhe versionet nga çeliku i pandryshkshëm, sipas redaktorit të revistës “Houzz”, në vitin 2018 po bëhen gjë e së kaluarës.
“Po vjen popullariteti i madh i lavamanëve nga betoni, guri, bakri dhe graniti në nuanca të errëta”, thotë Parker.
Nuancat e ngrohta neutrale
Nuancat e fuqishme si qymyri, trendë të hirtë dhe të bardhë janë në rregullimin e enterierit edhe në vitin e ardhshëm.
Risi është shtesa e nuancave të dheut.
Betoni në banesë
Materiali i betonit është akoma i pranishëm në hapësirën jetësore.
“Betoni gjithmonë ka qenë zgjedhje e popullarizuar e materialit, pra mos u befasoni kur ta shihni gjithnjë e më shesh në vendet ku nuk e prisni në formë të mobilieve, veglave të zbukuruara dhe në tavolina pune”, thotë Parker. /Telegrafi/