Vazhdon bashkëpunimi i qytetarëve me platformën ndreqe.com për rregullimin e problemeve lokale nëpër komunat e Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës-Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis ka realizuar punimet për rregullimin e ujë-mbledhësit në rrugën “Dardania”, për të cilin qytetarët raportuan edhe në platformën ndreqe.com.
Sipas zyrtarëve të kësaj drejtorie, tashmë nuk ka më grumbullim të ujit, sidomos gjatë reshjeve të dendura, siç ndodhte më parë.
Sipas tyre, falë ndërhyrjes, uji largohet plotësisht brenda dy orëve.
Për më tepër, kjo Drejtori i është përgjigjur me sukses edhe raportimeve të qytetarëve për rregullimin e ndriçimit publik në rrugën “Rexhep Mala” dhe ka larguar edhe mbeturinat në parkun “Adem Jashari”.
“Platforma ndreqe.com falënderon drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Ardit Sekiraça për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë problemet e tyre që janë në kompetencë të Komunës”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/