Modelja e fitnesit, Bakhar Nabieva, aq shumë i ka forcuar muskujt e vet sa që ka marrë nofkën “Miss Iron Bum”, ndërkaq shumica kanë filluar ta thërrasin me emra ofendues si “demon” dhe “jashtëtokësore” për shkak të thjerrëzave të mëdha të cilat i bart në sy.
Ukrainasja është 24-vjeçare, dhe ka filluar me ushtrimet sepse e kanë përqeshur për shkak të ndërtimit natyror të trupit, transmeton Telegrafi.
“Kam vendosur të ndryshoj. Kam qenë e lodhur nga njerëzit të cilët zgurdullonin sytë drejt meje”.
“Kur sapo fillova të shkoja në palestër, nuk e kam ditur si të krijoj rutinën e stërvitjeve prandaj kam stërvitur vetë, ndërkaq një mëngjes jam zgjuar, u shikova në pasqyrë dhe pashë muskujt. Nga ai moment më asgjë nuk ka mundur të më ndalë”, ka thënë ajo.
Sot në Instagram e ndjekin më shumë se dy milionë fansa, mirëpo në mesin e tyre ka edhe të tillë që e lavdërojnë, por ka edhe të tillë që nuk janë të ngazëllyer me dukjen e saj.
Kohët e fundit janë bërë shumë krahasime me muskujt e kofshës të Cristiano Ronaldo-s.
Kur është fjala për ushqimin, Bakhar thotë që nuk ka regjim të veçantë. Konsideron që ka metabolizëm të shpejtë i cili “nuk lejon” që të shtojë peshë.
Po ju çfarë mendoni për muskujt e saj? Janë joshës apo megjithatë tepër të mëdhenj?
https://www.youtube.com/watch?v=ei3UbQqiHX8
/Telegrafi/