Site icon Telegrafi

E qëllon një nënë para syve të dy fëmijëve, kamerat e sigurisë filmojnë krimin në mes të ditës në qytetin kolumbian

Maria Cristina Cale, 46-vjeçe nga Kolumbia, e cila u qëllua me revole në mes të rrugës para syve të dy fëmijëve, ka mbetur e vdekur në vend.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar burrin e veshur me të kuqe, për të cilin dyshohet të jetë ish-i dashuri i saj, i cili vrapon në drejtim të viktimës dhe e qëllon me revole, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht tërhiqet mbrapa paksa dhe i ngrit duart, kurse njëri prej fëmijëve të saj largohet nga vendi i ngjarjes, derisa tjetri e sheh tmerrin me sy.

https://twitter.com/ColombiaOscura/status/1330584813955395587?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1330584813955395587%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3574127%2Fupucao-majku-pred-dvoje-dece-kamere-snimile-jeziv-zlocin-usred-bela-dana-uznemirujuce

Sulmi ka ndodhur në qytetin Kali, kurse kjo nënë është qëlluar me dy plumba – njëri në gjoks e tjetri në kokë, kështu që nuk kishte gjasa për shpëtim.

Në anën tjetër kryetari i qytetit Jorje Ivan Opsina, ka dënuar ashpër këtë vrasje makabre.

“Gjithçka tregon se vrasësi ishte ish-partneri i saj”, ka shtuar kryetari i qytetit kolumbian.

E policia ka njoftuar se është vënë pas vrasësit i cili është në arrati. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version