I zënë ngushtë me këtë pyetje, profesori në fillim u shtang nga habia, mirëpo shpejt filloi të hapej duke u thënë: “Shikoni, unë gjithmonë kam kërkuar femër të përsosur! Dhe, duke kërkuar një femër të tillë, kam udhëtuar nëpër shumë shtete.
Njëherë kam dashuruar një vajzë shumë të bukur. Ka qenë e mrekullueshme, shumë-shumë e bukur. Asnjë mashkull nuk ka mundur të rezistojë para bukurisë së saj. Mirëpo, shpirti i saj nuk e kishte bukurinë e tillë, andaj pas një kohe jemi ndarë.
Më vonë kam takuar edhe një vajzë të re. Ajo ka qenë edhe e bukur, edhe e mençur, edhe e arsimuar. Mirëpo, për fat të keq, karakteret tona ishin krejtësisht të ndryshme dhe ishim të detyruar të ndërprisnim lidhjen tonë.
Që atëherë kam takuar shumë femra të bukura, mirëpo akoma jam duke kërkuar atë femrën time të përsosur”.
– “E po çarë ndodhi, vallë kurrë nuk takuat një të tillë?”
– “Po, e kam takuar! Një ditë takova bash një të tillë: femër e përsosur, e mençur, e bukur, magjepsëse, shpirtmirë, elegante, e mirë… me fjalë të tjera: pa asnjë behane!”
– Dhe, me të jeni martuar?!”, e pyetën studentët me ngazëllim dhe me padurim të gjithë në një zë.
– “Jo! U zhgënjeva shumë. Doli që edhe ajo kërkonte mashkullin e përsosur!”
E pra, shumica kërkojnë përsosmëri te të tjerët, mirëpo kurrë nuk përpiqen të jenë edhe vetë të përsosur.
/Telegrafi/