Një grua e “pushtuar” nga xhelozia ia ka prerë të dashurit të saj organin gjenital, të cilin më pas ia hodhi në guaskë. Gjithçka ndodhi derisa po flinte dhe e akuzonte për tradhti me femra tjera në Tajvan.
Viktima është identifikuar vetëm si Huang, i cili pasi ishte zgjuar kishte vërejtur se ka dhimbje të mëdha dhe se i mungonte organi gjenital, transmeton Telegrafi.
52-vjeçari ishte futur në gjumë të thellë, pasi kishte ngrënë sasi të madhe të mishit të pulës dhe kishte pirë verë në shtëpinë e tij në Changhua të Tajvanit.
Ky baba i tre fëmijëve kur u zgjua nga gjumi “pa se ishte mbuluar në gjak”, dhe se 20 për qind e organit gjenital i ishte prerë. Në anën tjetër, e dashura e tij e identifikuar vetëm Phung, 40-vjeçe, ia kishte prerë organin me një palë gërshërë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ia kishte hedhur në guaskë dhe e kishte lëshuar ujin me qëllim që mjekët të mos mund t’ia ngjisin sërish copëzën e këputur.
Megjithatë Phung në fund ka shkuar në stacionin më të afërt të policisë për t’u dorëzuar, e mjekët zbuluan se mungonte një copë e organit gjenital. /Telegrafi/