Telegrafi

E premtja në Euro 2016 me tri ndeshje interesante

Kampionati Evropian “Francë 2016” do të vazhdojë sot më tri ndeshje mjaft interesante.

Sfida Belgjikë-Irlandë, takim ky që nis në orën 15:00, në kuadër të javës së Grupit E, hap ndeshjet e ditës së sotëm, raporton KosovaPress.

Belgët pas disfatës kundër Italisë, kërkojnë fitoren e parë në këtë Evropian kundër Irlandës, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë.

Ndërkohë, sot janë në program të luhen edhe dy ndeshje tjera në Grupin D. Çekia do të ballafaqohet me Kroacinë, në një ndeshje që pritet te jep lojë të fortë. Kroatët të cilët e nisin furishëm këtë Evropian, duke mundur Turqinë, synojnë që t’i mposhtin edhe çekët.

Ndeshje interesante pritet të luhet edhe në duelin Spanjë-Turqi. Spanjollët vijnë në këtë sfidë pas fitores kundër Çekisë, derisa turqit kundër “Furisë së Kuqe” kërkojnë pikët e para.

Sot takohen:

Grupi E

15:00, Belgjikë-Irlandë

Grupi D

18:00, Çekia-Kroacia

21:00, Spanjë-Turqi