Telegrafi

E pranon trajneri i Grasshoper: Shumë klube pas Nedim Bajramit, spikat interesimi i Young Boys

Pas më shumë se 70 vitesh klubi i njohur Grasshopper, do të bëjë gara në divizionin e dytë të futbollit zviceran.

Ky klub ka lojtarë të shumtë shqiptar dhe njëri prej tyre është Nedim Bajrami.

Në një intervistë për SRF, trajneri i ri i Grasshopper, Ulrich Forte, e ka pranuar se talenti shqiptar mund të largohet nga klubi pasi interesim për të.

“Duam të vazhdojmë me projektin, me shumë prej lojtarëve të rinj që kemi në skuadër, një ndër to është dhe Bajrami, por nuk është dhe aq e thjeshtë pasi dihet që për ka interes të madh”, ka thënë trajneri.

Futbollisti 20-vjeçar ka qenë pjesë e formacionit titullar të Grasshopper prej dy sezonesh.

Lexo po ashtu Bajrami pritet t’i bashkohet kampionit të Zvicrës, Young Boys Bern

Sipas medieve zvicerane interesim të madh për të ka nga kampionët e Young Boys.

Tetovari Bajrami ka qenë pjesë e rregullt e grupmoshave të Zvicrës. /Telegrafi/