Site icon Telegrafi

E pranon Rummenigge: Lojtari kryesor i Borussias po vjen në Bayern

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Mats Hummels pritet të bëhet lojtari i radhës që do të transferohet në Bayern Munich.

Ka qenë i pari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge që ka sqaruar pozicionin e klubit të tij në lidhje me Hummels.

Duke folur për mediat gjermane Rummenige ka deklaruar se mes Bayernit dhe Mats Hummelsit kanë nisur bisedimet.

Ndërkaq edhe, Joakim Vacke ka pranuar se pas tetë sezonesh tek Dortmundi, për Hummelsin ka ardhur koha të ndërrojë ekip.

Mediat gjermane ka bërë me dije se Bayerni i ka ofruar 30 milionë euro Dortmundit për kapitenin e vet, ndërkohë që Hummelsin e pret një kontratë 4-vjeçare.

“Në princip mund të konfirmoj se Hummels po mendon të transferohet tek Bayerni. Siç e shihni jemi tre palë të përfshira në bisedime, Bayerni, Dortmundi dhe lojtari, ndaj nuk dua të ndalem gjatë tek detajet”, ka thënë Rummenige. /Telegrafi/

Exit mobile version