Telegrafi

E pranon edhe Hezbollahu se kanë goditur me raketa dy qytete në veri të Izraelit

Grupi militant Hezbollah nga Libani, ka pretenduar se ka sulmuar pjesët veriore të Izraelit siç janë Tiberias dhe Kiryat Ata.

Në anën  tjetër, autoritetet izraelite aktivizuan sot sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Madje në disa kanale në Telegram, u tha se Hezbollahu kishte shënjestuar Tiberiasin me breshëri raketash

Ky grup militant ky veprim ishte ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite  mbi palestinezët në Gaza.

Madje pretenduan se sulmi u krye edhe për të mbrojtur popullin e Libanit nga sulmet “barbare” të Izraelit, që po godet fshatra e qytete. /Telegrafi/