Telegrafi

“E përsëris, ai është i tmerrshëm!”, Cassano vazhdon kritikat ndaj Richarlison

Richarlison ishte njëri nga lojtarët më të mirë në raundin e parë të ndeshjeve të Kupës së Botës “Katar 2022”, pasi lojtari i Tottenham Hotspur hënoi dy gola në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Serbisë, por jo të gjithë janë të bindur.

Goli i dytë tashmë po cilësohet si njëri nga më të mirët e të gjithë turneut, por pavarësisht paraqitjes së tij të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Serbisë, Antonio Cassano nuk u përmbajt në ndarjen e mendimit të tij për sulmuesin brazilian.

“Nuk mund të thërrisni Richarlisonin, i cili është i tmerrshëm, dhe të lini jashtë Roberto Firminon, i cili është një fenomen”, ka thënë fillimisht Cassano për Bobo TV.

“Richarlison është shumë i keq, kanë paguar 75 milionë euro për të dhe ai nuk di ta kontrollojë topin. Firmino i Liverpoolit është shumë më i mirë”.

Cassano për golin e Richarlison

Sa i përket golit të Richarlison me goditje me biçikletë, Cassano e minimizoi atë.

“Unë jam një person që nuk e mohoj kurrë atë që thotë dhe pas asaj që kam parë konfirmoj se Richarlison është i tmerrshëm”.

“Goli i dytë? Realiteti është se ai e kontrolloi topin keq dhe shënoi me atë goditje me biçikletë, ndërsa goli tjetër ishte një në portën e zbrazët”.

“Nuk mund ta krahasoni atë me sulmuesit e tjerë të Brazilit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/