A jeni ndër ato dama të cilat meshkujt i shikojnë si nëna të ardhshme të fëmijëve të tyre?
Dukjes meshkujt u kushtojnë rëndësi, por jo edhe patjetër kur është fjala për dashurinë e vërtetë. E dini cilat vlera meshkujt i kërkojnë te femrat?
1. Mirësjellja e sinqertë
Jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj njerëzve të tjerë. Mirësjellja e sinqertë është cilësi së cilës askush nuk mund t’i rezistojë, transmeton Telegrafi.
2. Modestia
Meshkujt i duan femrat të cilat nuk mendojnë që janë “mbi” të tjerët, që qëndrojnë me të dyja këmbët tërësisht në tokë dhe që të gjithë njerëzit i trajtojnë me respekt.
3. Kujdesi
U pëlqen kur femra tregon interesim për problemet apo dilemat e tyre, kur brengoset për mirëqenien e tyre. Kur janë të sëmurë, dëshirojnë që femra t’i llastojë, sepse edhe te inflamacioni më i vogël u duket sikur është fundi i botës.
4. Të dinë të bëjnë humor
Në çastin e vërtetë duhet të jenë serioze, mirëpo gjithashtu të kenë përherë kohë për shaka. Femra e hareshme dhe pozitive e gatshme për humor gjithmonë merr vëmendjen e tyre.
5. Vendosmëria
Nga njëra anë, meshkujt u frikësohen femrave me vetëbesim të lartë, mirëpo, nga ana tjetër, dëshirojnë të partnerja e tyre të jetë e vendosur. Sjellja e tillë tregon pjekuri dhe aftësi për ndërmarrje të iniciativës në momentin e duhur.
6. Pavarësia
Femra patjetër duhet të ketë jetën e vet. Në momentin kur e tërë bota e saj sillet rreth partnerit, ajo pa nevojë lë anash kërkesat e veta. Pikërisht për këtë nuk bën ta injorojnë pavarësinë e tyre.
7. Inteligjenca emocionale
Aftësia e shprehjes dhe e kontrollimit të emocioneve vetjake dhe reagimi i drejtë dhe me kohë ndaj emocioneve të të tjerëve janë disa nga shenjat e inteligjencës emocionale, të cilën meshkujt gjithsesi e vlerësojnë.
8. Besnikëria
Si edhe femrat, edhe meshkujt gjithashtu e duan besnikërinë. Ndjenja që mund t’ju besojnë dhe mbështeten tek ju nuk mund të matet me asgjë tjetër. /Telegrafi/