Telegrafi

E pazakontë! Kështu do të udhëton Suedia evropianin “France 2016”

Suedia do të udhëtojë me transportues mobiliesh në “Euro 2016”.

Kombëtarja ka menduar të marrë masa të pazakonta për Evropianin e Francës. Skandinavët do të transportojnë krevate të veçantë për në Francë, që Ibrahimoviç me shokë të flenë sa më mirë për të arritur formën optimale.

“Ndoshta mund të duket i ekzagjeruar fakti që ne do të marrim në Francë krevate specialë, por është një diçka e mirë menduar. Që të paraqitesh sa më mirë në garë, nuk mjafton vetëm të stërvitesh mirë dhe të ushqehesh mirë”.

“Është po aq e rëndësishme të flesh mirë. Ne besojmë madje, se krevatet do të na japin një përparësi psikologjike”, tha zëdhënësi për media i kombëtares suedeze, Lasse Richt. /Telegrafi/