Telegrafi

Zyrtare: Leicesteri largon trajnerin që ua fitoi titullin dhe i kaloi grupet e Ligës së Kampionëve

Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajner i Leicester Cityt.

Trajneri italian arriti të hyjë në histori të klubit duke arritur t’i bëj kampion të Ligës Premier, Leicesterin, në sezonin e fundit.

Megjithatë, sezoni aktual është i tmerrshëm për ‘Dhelprat’ të cilët gjendet vetëm një pikë larg vendit që largohet nga kategoria dhe kjo gjendje nuk po i pëlqen drejtuesve të klubit.

Lexo po ashtu Nga kampion të Anglisë, Leicester nuk ka shënuar asnjë gol në vitin 2017 dhe është dy pikë larg rënies (Foto)

Sipas asaj që kupton Sportsmail, Claudio Ranieri është shkarkuar nga posti i menaxherit të Leicester Cityt.

Vendimi brutal për të shkarkuar njeriun që i çojë ata te ndoshta triumfi më i madh në historinë e futbollit anglez është bërë pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillës.

Shkarkimin e Ranierit e ka konfirmuar edhe klubi i Leicesterit me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare. /Telegrafi/