Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajner i Leicester Cityt.
Trajneri italian arriti të hyjë në histori të klubit duke arritur t’i bëj kampion të Ligës Premier, Leicesterin, në sezonin e fundit.
Megjithatë, sezoni aktual është i tmerrshëm për ‘Dhelprat’ të cilët gjendet vetëm një pikë larg vendit që largohet nga kategoria dhe kjo gjendje nuk po i pëlqen drejtuesve të klubit.
Sipas asaj që kupton Sportsmail, Claudio Ranieri është shkarkuar nga posti i menaxherit të Leicester Cityt.
Vendimi brutal për të shkarkuar njeriun që i çojë ata te ndoshta triumfi më i madh në historinë e futbollit anglez është bërë pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillës.
Shkarkimin e Ranierit e ka konfirmuar edhe klubi i Leicesterit me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare. /Telegrafi/