Telegrafi

E pabesueshme! Rooney i bien flokët pas eliminimit prej Euro 2016!? (Foto)

Stresi nga eliminimi i Anglisë nga Irlanda mbrëmë, duket se ka ndikuar keq tek Wayne Rooney.

Kapiteni i kombëtares së “Tre Luanëve” duket se gjatë natës ka pësuar rënie të flokëve, pasi nuk ka mundur ta përballoj stresin e krijuar nga humbja e mbrëmshme.

Rooney kishte bërë transplant të flokëve në vitin 2011 në Londër kur ishte vetëm 25 vjeç, por që siç duket nuk ka rezultuar me sukses.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar disa foto ku vërehet qartë dallimi kur filloi ndeshje mbrëmë ku lojtari i Man.United kishte më shumë flokë, ndërsa sot është parë duke dalë nga një hotel në qytetin e Nice, ku duket se i kanë rënë flokët.