Ashtu si Shqipëria, edhe Islanda merr pjesë për herë të parë në një kampionat Evropian.
Por kurioziteti më i madh është numri i lartë i tifozëve islandezë në stadiumin e Saint Etienne.
Në stadium për të ndjekur nga pranë kombëtaren kanë qenë 30 mijë islandezë, që përbën 8 për qind të numrit të popullsisë.
Islanda ka një popullsi prej 330 mijë banorësh. Këta tifozë kanë arsye për të festuar, pasi Islanda e shënoi golin e parë në Evropian në histori të saj.