Manchester United duhet të mendohet dy herë që ta shkarkojë Louis Van Gaalin.
Po flitet tash e gjashtë muaj për një nënshkrim të Mourinhos me Djajtë e Kuq.
Por, që kjo të ndodhë, duhet që së pari të shkarkohet Louis Van Gaal, shkruan Telegrafi.
Manchester United duhe të bëjë gati plot 5 milionë funte që të paguajë në rast të shkarkimit të trajnerit.
Van Gaal nga ana tjetër do të humbë 1 milion euro nga paga e tij nëse United dështëon të sigurojë Ligën e Kampionëve.
Kontrata prej 8 milionë funtesh në vit e Van Gaalit bazohet në disa klauzola dhe bonuse të bazuara në performancë.
Aktualisht paga e garantuar për Van Gaal është 3.3 milionë funte me 1.1 milionë funte të tjera nëse arrihet të sigurohet Liga e Kampionëve.
Van Gaal ka edhe një vit në kontratën e tij me Unitedin dhe natyrisht prishja e marrëveshjes nuk është e lehtë. /Telegrafi/